Dy fëmijë të vdekur, një i lënduar në Gjakovë, nxirren trupat e viktimave
Janë nxjerrur trupat e dy fëmijëve që kanë vdekur sot në fashtin Ujzë të Gjakovës, si pasojë e djegies së shtëpisë.
Komandanti i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj për rtv21.tv ka konfirmuar se dy fëmijë të moshës 12 dhe 13 vjeç kanë vdekur, ndërsa prindi është lënduar lehtë.
Sipas Xhurkajt, trupat e pajetë do të dërgohen në IML për obduksion./21Media