20 mijë e 652 raste aktive me COVID-19
Aktualisht në Kosovë janë 20 mijë e 652 raste aktive me COVID-19.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, numri më i lartë i rasteve pozitive me COVID-19 është në Komunën e Prishtinës, me 4 mijë e 218 raste aktive me koronavirus, e pasuar nga Prizreni me 1 mijë e 721, Ferizaj me 1 mijë e 524, Podujeva me 1 mijë e 168. Numër të lartë të rasteve janë raportuar edhe në Pejë me 1 mijë e 160, Fushë Kosova me 1 mijë e 63.
Që nga 13 marsi i vitit të kaluar si pasojë e infiktimit me COVID-19 kanë vdekur 2 mijë e 728 qytetarë.
Nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 975 mijë e 279 doza të vaksinës. Ndërsa, deri më sot 338 mijë e 147 qytetarë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?