Me 800 kg speca nga Serbia në Kosovë, ndalohet një person
Mbrëmë në fshatin Koretin të Kamenicës është ndaluar një person të dyshuar, pasi në automjetin e tij janë gjetur 800 kilogramë speca që dyshohet t’i ketë sjellur nga Serbia.
Policia rastin e ka cilësuar si “kundërvajtje doganore”.
Me vendim të prokurorit, automjeti dhe malli janë dorëzuar në terminal doganor, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media