Policia sekuestron një armë në një aheng familjar
Dje rreth orës 17:00 në fshatin Zhabar të Mitrovicës në kundërshtim me masat e Qeverisë kundër Covid-19 një familje ka mbajtur aheng familjar.
Me të marrë informacionin për të shtëna me armë zjarri në këtë fshat njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur 11 gëzhoja të shkrepura dhe pas kësaj është arrestuar
i dyshuari A.B., 22 vjeçar.
“Në cilësi të provave materiale, policia ka sekuestruar armën e llojit Ekol Special dhe gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes. Personi është intervistuar në cilësi të të dyshuarit, ndërsa pas procedurave intervistuese sipas udhëzimit të prokurorit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
Sot në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19, me këto masa dasmat, fejesat dhe ahengjet familjare janë të ndaluara.
“Pavarésisht numrit té personave, ndalohet veprimtaria e klubeve té natés si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shogérore, né té gjithé territorin e Republikés sé Kosovés”, thuhet në vendimin e Minstrisë së Shëndetësisë./21Media