Paraburgim ndaj tre të dyshuarve për vrasjen në Gjilan
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurve F. O., G. B. dhe I. V., nën dyshimin se kanë kryer vrasje të rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Të pandehurit, më 12 shtator 2021, rreth orës 19:45, në bashkëkryerje kanë privuar nga jeta B.V. në një kafene në Gjilan, pas së cilës janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale, ndërsa propozimin e mbrojtësve që të pandehurit të mbrohen në liri, Gjykata i refuzoi si të pabazuara, duke i konsideruar si të pamjaftueshme për këtë fazë të procedurës./21Media