Kaloni te përmbajtja kryesore

Alonso refuzon fushatën kundër racizmit

Mbrojtësi i krahut të majtë i Chelseas, Marcos Alonso nuk do të ulet më në gju para ndeshjeve në Premier Ligën angleze, pasi që beson ky gjest i fushatës kundër racizmit është duke e humbur rëndësinë që e ka.
Lojtarët janë ulur në gjunjë para fillimit të ndeshjeve të Premier Ligës që nga qershori i vitit 2020, në solidaritet me lëvizjen ”Black Lives Matter”.
Tani, Alonso do të qëndrojë kundër këtij gjesti dhe në vend të tij do të prekë logon në fanellën e Chelseat ”No Room for Racism”, gjatë momenteve kur lojtarët e tjerë do të ulen në gjunjë.
”Absolutisht unë jam kundër racizmit dhe kundër çdo lloji tjetër të diskriminimit. Preferoj që të bëj me gisht drejt logos që thotë ”jo racizmit”, siç e bëjnë edhe në disa sporte dhe futboll në shtetet e tjera”, ka thënë Alonso.
Ai tutje ka shtuar se është plotësisht kundër racizmit dhe e respekton çdo njeri.
Përveç Alonsos, sulmuesi i Crystal Palace, Wilfried Zaha dhe ai i Brentford, Ivan Toney gjithashtu janë larguar nga kjo lëvizje, me arsyet se duhet të bëhet më shumë rreth çështjes së zhdukjes së racizmit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button