Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident në Klinë, një person në gjendje të rëndë, një tjetër po tentohet të nxirret nga vetura

Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Klinës, sonte rreth orës 20:53. Një autobus është aksidentuar me dy vetura.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka bërë të ditur se një person është dërguar në Emergjencë dhe është në gjendje të rëndë. Kurse ekipet e zjarrfikësve po tentojnë të nxjerrin nga vetura një person tjetër.
rtv21.tv do t’ju mbajë të informuar për këtë aksident./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button