Kaloni te përmbajtja kryesore

Hapet mundësia e aplikimit për subvencionim të kredisë

Formulari i aplikimit për subvencionim të kredive personale/konsumuese, tani është hapur në platformën e-Kosova.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve ka treguar hapat për aplikim për subvencionim të këtyre kredive.
“Pasi të keni marrë kredinë në njërin nga institucionet financiare të licencuara në vend, duhet të shkoni në portalin eKosova për të plotësuar formularin e aplikimit. Formularin e gjeni duke ndjekur hapat si në fotot e bashkangjitura. Me rëndësi: llogaria bankare ku paguhet subvencionimi duhet të jetë në emër të aplikuesit, përndryshe nuk mund të bëhet transferi”, ka shkruar Murati./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button