Vetëm 1% e ushtarëve të Kosovës nuk janë vaksinuar
Ministria e Mbrojtjes realizon 100% dhe FSK realizon 99% të vaksinimit të personelit ushtarak dhe civil të saj. Kështu ka njoftuar sot ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në “Facebook”.
Mehaj ka thënën se ky proces është realizuar me sukses të plotë.
“- nga përgjegjshmëria e lartë institucionale për shëndetin e zyrtarëve dhe ushtarakëve tanë.
-nga parimi ushtarak “Udhëheq dhe vepro me shembull”,
-nga përgjegjësia kushtetuese e ligjore që kemi ndaj vendit dhe qytetarëve tanë,
-me qëllim të realizimit sa më të suksesshëm të reagimit dhe mbështetjes direkte për qytetarët tanë ndaj virusit Corona, këtij armiku të rrezikshëm e të paparashikueshëm, si dhe
-me qëllim të përmbushjes sa më të suksesshme të misionit të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile”, ka shkruar Mehaj.
Tutje ministri ka thënë se secili zyrtarë dhe ushtarakë ka qenë i vetëdijshëm për rëndësinë e madhe që ka realizimi i këtij procesi, sikur edhe 1% i mbetur që pritet të realizojë në ditët në vazhdim./21Media