Një grua lindi gjashtë fëmijë për 5 vjet

Një grua ka lindur binjakë për herën e tretë radhazi, që do të thotë se ajo ka gjashtë fëmijë brenda 5 vjetësh.
Jolene Mckee, 32 vjeç, dhe burri i saj, Andrew, 33 vjeç, nga New York, tani janë një familje tetë anëtarëshe pasi kohët e fundit mirëpritën grupin e tyre të tretë të binjakëve, Aiden dhe Jaiden, të cilët tani janë tre muajsh, transmeton rtv21.tv.
Nëna e gjashtë fëmijëve thotë se ka qenë një bekim për të pasi që lindi gjashtë fëmijë nga tre shtatzëni.
Jolene dhe Andrew tani kanë Peyton dhe Paige, pesë, Abigail dhe Andreë, tre, dhe binjakët më të reja, Aiden dhe Jaiden. Ata janë të gjithë binjakë jo identikë./21Media

Back to top button