Detaje nga gjykata, çka tha aktori që e vrau kinematografen gjatë xhirimeve

Arma që aktori Alec Baldwin qëlloi në xhirime, duke lënë të vrarë një grua, iu dorëzua atij nga një ndihmës regjisor, i cili i tha se ishte e sigurt, tregojnë të dhënat e gjykatës.
Ai shkroi në Twitter se ishte në kontakt me burrin e viktimës dhe i kishte ofruar mbështetje.
“Zemra ime është e këputur për burrin e saj, djalin e tyre dhe të gjithë ata që e njihnin dhe e donin Halynën”, ka shkruar ai.


Kinematografja, Halyna Hutchins u qëllua për vdekje në gjoks në incidentin e së enjtes në xhirimet e filmit Rust. Regjisori Joel Souza, i cili qëndronte pas saj, mbeti i plagosur. 48-vjeçari mori mjekim urgjent për një dëmtim në shpatull dhe më pas doli nga spitali, transmeton rtv21.tv.
Detaje të mëtejshme të hetimit të policisë u publikuan të premten kur u dorëzua një urdhër kërkimi në një gjykatë në Santa Fe, New Mexico.
Ai vuri në dukje se veshja me gjak të Baldwin u mor si provë së bashku me armën. Municionet dhe armët e tjera mbështetëse janë marrë nga policia.
Aktori 63-vjeçar u mor në pyetje nga forcat e rendit, por askush nuk është akuzuar për incidentin.
Baldwin i cili ishte ylli dhe producenti i filmit u tha se ishte “bashkëpunues i plotë” me Zyrën e Sherifit të Qarkut Santa Fe.
Hutchins, 42 vjeç, ishte nga Ukraina dhe u rrit në një bazë ushtarake sovjetike në Rrethin Arktik. Ajo studioi gazetari në Kiev dhe film në Los Angeles dhe u emërua një “yll në rritje” nga revista American Cinematographer në 2019.
Ajo ishte drejtoresha e fotografisë për filmin aksion Archenemy 2020, me regji të Adam Egypt Mortimer.

Sipas “Los Angeles Times”, rreth gjysma e anëtarëve të ekuipazhit të kamerës u larguan disa orë përpara tragjedisë pasi protestuan për kushtet e punës në sheshxhirimin në Bonanza Creek Ranch pranë Santa Fe.
Anëtarët e sindikatës thuhet se ishin ankuar se atyre u ishin premtuar dhoma hoteli në Santa Fe, por sapo filloi xhirimet e Western-it, atyre iu kërkua të udhëtonin 80 km nga Albuquerque çdo mëngjes.
Incidente të tilla në sete filmike janë jashtëzakonisht të rralla.
Armët e vërteta të zjarrit përdoren shpesh në xhirime dhe nuk janë të mbushura me fishekë, por krijojnë një blic dhe një zhurmë pa shkarkuar një predhë.
Në vitin 1993, Brandon Lee djali 28-vjeçar i yllit të ndjerë të arteve marciale Bruce Lee vdiq në xhirime pasi u qëllua aksidentalisht me një armë gjatë xhirimit të një skene vpër filmin The Croë. Arma gabimisht kishte një plumb të mbushur në të./21Media

Back to top button