Nagavci-homologut turk: Të hiqen tarifat e studentëve të Kosovës

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka pritur në takimi homologun turk, Mahmut Özer, me të cilin bisedoi për avancimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve.
Përmes një postimi në Facebook, Nagavci ka thënë se nga ministri ka kërkuar ndër të tjera, që të hiqen tarifat e studentëve të Kosovës të cilët studiojnë në Turqi për çka mori premtim se kjo çështje është duke u shqyrtuar.
Në këtë takim u diskutua edhe bashkëpunimi në arsim dhe aftësim profesional dhe në fushën e arsimit të lartë, digjitalizimi në këtë sektor, shkëmbimet e nxënësve e studentëve, zhvillimi profesional i mësimdhënësve ietj./21Media

 

Back to top button