U kap duke vjedhur në “BMW”, u arrestua 38-vjeçari

Ministria e Punëve të Brendshme Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se mbrëmë është arrestuar një 38-vjeçar nga Prilepi, pasi është kapur duke vjedhur në një veturë “BMW”.
“Më 23.10.2021 në ora 21.30 në Prilep, policët e DPB Prilep kanë arrestuar I.D.(38) nga Prilepi pasi është kapur derisa ka qenë duke kryer vjedhje të rëndë në veturën “BMW”, me targa të Prilepit. Tek ai janë gjetur dhe marrë mjete të cilat i ka marrë nga vetura. I.D. është nën arrest në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të shqiptohet kallëzim përkatës”, është bërë e ditur në njoftim, shkruan TV21./21Media

Back to top button