”Bella” kënga e re e Feros
Reperi nga Gjilani, Feronit Shabani, i njohur me emrin skenik, Fero sot ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor.
”Bella”, mban emrin kënga e re, e cila është realizuar me videoklip, ku pjesë e këngës është edhe gruaja e tij, Arbenita.
Videoklipi është punuar nga GentFilms.
Ndërkaq, projekti paraprak nga Fero është ”FVCK YOU”, të cilin e ka publikuar më 18 shator.
Ndërsa, përsa i përket jetës private Fero është i martuar me modelen Arbenita Ismajli dhe së bashku kanë një vajzë me emrin Nina./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?