Kaloni te përmbajtja kryesore

Kamberi kërkon plan shtetëror për të ndihmuar Luginën e Preshevës

 
Qeveria e Kosovës ka miratuar buxhetin për vitin 2022, në kuadër të të cilit dy milionë euro janë dedikuar për Luginën e Preshevës. Një gjë e tillë është mirëpritur nga deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.
“Vendim pozitiv buxhetimi prej 2 milionë euro për Luginën e Preshevës në Projektligjin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2022, nga ana e Qeverisë së Kosovës. Plotësimi i kësaj kërkese dhjetëvjeçare të përfaqësuesve institucionalë dhe politikë të Luginës së Preshevës është i rëndësishëm, sepse shmang vendimet ad hoc qeveritare”, ka thënë Kamberi.
Sipas tij, buxhetimi i Luginës së Preshevës nga Kosova duhet të shoqërohet edhe me hartimin e një plani dhe programi shtetëror, si dhe funksionalizimin e një organi qeveritar.
“Këto janë politika dhe praktika që zbatohen nga shtetet demokratike dhe anëtarë të Bashkimit Evropian”, ka thënë Kamberi.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button