Gjendet i vrarë biznesmeni që ishte zhdukur që dy javë
Gjendet i vrarë biznesmeni Ruzhdi Hoxha, 43 vjeçari i cili rezultonte i zhdukur prej 20 tetorit.
Mësohet se ai është gjetur gjatë një operacioni me qen kërkimi në Malin me Gropa.
Kanë qenë dhjetra forca të FNSH-së dhe të policisë së Tiranës që ishin angazhuar në operacion.
Mësohet se Hoxha ka goditje me armë në trup. Trupi i pajetë i tij është gjetur poshtë një shkëmbi.
Ndërkohë që telefoni i tij ishte gjetur në zonën e Shkollës së Bashkuar në Tiranë.
Ka qenë i biri i cili ka bërë denoncimin në komisariatin nr 5 katër ditë më pas në Komisariatin e Policisë Nr.5. Ai ka njoftuar për largimin nga banesa të babait të tij banues në Paskuqan, dhe prej asaj kohe nuk kanë pasur më kontakt me të./oranews