Kaloni te përmbajtja kryesore

Vrasja e Ruzhdi Hoxhës, arrestohet edhe vëllai i autorit, dyshohet si bashkëpunëtor në krim

Policia e Tiranës ka arrestuar vëllain e autorit të dyshuar të krimit, Pajtim Rrush,  42-vjeç. Ky i fundit dyshohet se ka bashkëpunuar me të vëllain, Fredi Rrushi për vrasjen e biznesmenit Rruzhdi Hoxha, i cili është gjetur i pajetë një ditë më parë.
Rrushi dyshohet dhe si porositësi dhe organizatori i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Ballenj në parcelën që është zbuluar më 31 tetor, gjatë kontrolleve për biznesmenin dhe nga ku janë arrestuar A. D dhe G. K.
Pajtim Rrushi akuzohet për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “ Fshehje ose asgjësim i kufomës“,  i dyshuar si bashkëpunëtor në “varrosjen” e trupit të biznesmenit në zonën e Dajtit. Ndërkohë që, Fredi Rrushit i është komunikuar në burg akuza për vrasje, kultivim droge dhe fshehje të kufomës.
Dje, në Qafë Mollë, mbrapa Dajtit, në një greminë është gjetur i mbulur me zhavor e gurë trupi i pajetë i shtetasit Ruzhdi Hoxha.
Nga ekspertiza paraprake rezulton se shtetasi Ruzhdi Hoxha është vrarë me armë zjarri. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./oranews

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button