Në Junik- nga Abetarja deri te libri letrar

Shkrimtari e historiani Jusuf Buxhovi, në kuadër të vizitave që po u bën mjediseve e shkollave ku sherbeu si mësues i popullit babai i tij Azizi,nxenes i Normalës së Elbasanit, pas vizitës së djeshme në shkollën e Ponoshecit të Gjakovës,sot ishte mysafir në shkollen fillore të Junikut.
Më gjerësisht në postimin e tij në FCB.
“Veprimtaria e vetaranit të arsimit, tim Atë, Aziz Buxhovi, normalist i Elbasanit, nga viti 1946, pas Drenicës, në vitin 1949-1950, vazhdoi në Junik. Ishte ndër mësuesit e parë të shkollës së sapohapur fillore. Asokohe, me vete solli dhjetë abetare për tridhjetë nxënësit. Aq kishte. Po, edhe aqë mjaftuan për udhën e shkronjave në këtë pjesë të Dukagjinit nëpër të cilën kaluan gjenerata e gjenerata drejtë dijës.
Shtatë dekada më vonë, aty ku im atë shpërndau abetarët e para, ktheva me dyqind libra, të shumtën vepra të mia letrare dhe historiografike, dhuratë nxënësve dhe arsimtarëve të kësaj shkolle, po edhe lexuesve të bibliotekës “Din Mehmeti”.
Natyrisht, tradita vazhdon – nga abetarja te veprat letrare…”/E.D-21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button