Pesë familje do të festojnë 28 Nëntorin me shtëpi të re
Pesë familjeve në nevojë sot iu janë dorëzuar çelësat e shtëpive në Komunën e Skenderajt.
Kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari, ka thënë se gjatë mandatit të tij, së bashku me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” kanë arritur t’i bëjmë me shtëpi apo banesa mbi 90 familje në nevojë.
“Bashkë me mikun tim, hoxhën e nderuar, kryetarin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, sot në shënim të festës së madhe dorëzuam çelësat e shtëpive për 5 familje në nevojë të komunës sonë. Jam shumë i lumtur që bashkë me hoxhën Halil dhe donatorë tjerë brenda mandatit tim qeverisës kemi arritur t’i bëjmë me shtëpi apo banesa mbi 90 familje në nevojë. Për këtë falënderoj zotin që na mundësoj t’i ndihmojmë këtyre familjeve, hoxhën e dashur Halil Kastrati, donatorët e kësaj shoqate dhe donatorë tjerë që ndihmuan familjet në nevojë. Bashkë për humanizëm si vlerë identifikuese e kombit tonë. Urime 28 Nëntori”, ka shkruar Jashari në Facebook./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?