Kurti: Masat e reja i përgjigjen situatës së tanishme pandemike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se masat e reja kundër COVID-19 i përgjigjen situatës së tanishme pandemike në vend, por edhe nevojës për të qenë të kujdesshëm ndaj virusit i cili me disa variante të tij vazhdon të jetë prezent në mesin tonë.
Kurti ka thënë se po ashtu se Qeveria vitin 2022 e ka shpallur vit të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës.
“Ndër 14 vendimet e kësaj mbledhje nga 408 sa kemi marrë gjithsej që nga fillimi i qeverisjes sonë, katër ishin për miratimin e projektligjeve nga fushëveprimi i Ministrisë së Mbrojtjes, tek ai i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve e deri te i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Shtuam ligjshmëri duke shfuqizuar edhe dy vendime të qeverive të mëparshme. Njëri i qershorit të vitit 2018 për emërimin e zëvendësdrejtorit për shërbime administrative-financiare në Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror. Tjetri i qershorit të vitit 2019 për rekomandimin e ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes në lidhje me ristrukturimin e disa pozitave në këtë ministri”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Tutje, ai ka theksuar se Qeveria do të vazhdojë punën si dhe përgatitjet për vendime tjera të mira./21Media

Back to top button