​ShBA vendosi sanksione ndaj kriminelëve në Veri, reagon Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, sot ka reaguar pas vendosjes së sanksioneve ndaj krerëve të krimit të organizuar në Veri, Zvonko Veselinoviq e Milan Radojiçiq, si dhe grupit të tij të krimit të organizuar.
Blinken ka theksuar se është një prioritet i sigurisë kombëtare për të luftuar korrupsionin, i cili lehtëson krimin e organizuar transnacional.


Ndryshe, Zyra e Departamentit Amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja ka targetuar sot rrjetet e korrupsionit në disa shtete të Evropës dhe Hemisferës Veriore, në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviqin dhe grupin e tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë.
Lajmi është bërë i ditur nga kjo zyrë përmes një komunikate për media, ku është shkruar se Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i tij Zharko Jovan Veselinoviq kanë pasur marrëveshje me politikanë për t’i ndihmuar partitë e tyre për t’i fituar zgjedhjet dhe në këmbim politikanët do t’i garantonin vëllezërve Veselinoviq kontroll të disa bizneseve në disa rajone./21Media

Back to top button