Ky shtet planifikon të shlyejë borxhin e naftës me çaj
Sri Lanka planifikon të shlyejë një borxh për importet e mëparshme të naftës nga Irani duke e shlyer atë me çaj, tha një ministër i qeverisë.
Ramesh Pathirana tha se vendi i tij shpresonte të dërgonte çdo muaj në Iran çaj me vlerë 5 milionë dollarë për të shlyer një borxh prej 251 milionë dollarësh, transmeton rtv21.tv.
Sri Lanka po përjeton një krizë të rëndë borxhi dhe valutore, e cila është përkeqësuar nga humbja e të ardhurave nga turistët gjatë pandemisë së koronavirusit.
Një anëtar i bordit të çajit të vendit tha se ishte hera e parë që çaji ishte shkëmbyer për të shlyer borxhin e jashtëm.
Pathirana tha se mënyra e pagesës nuk do të shkelte sanksionet e Kombeve të Bashkuara ose amerikane, sepse çaji ishte kategorizuar si një artikull ushqimor për arsye humanitare dhe asnjë bankë iraniane e listës së zezë nuk do të përfshihej.
Por një zëdhënës i Shoqatës së Mbjellësve të Ceilonit, e cila përfshin të gjitha kompanitë kryesore të plantacioneve në Sri Lanka, tha se kjo mënyrë transaksioni ishte një “zgjidhje suvaje [ngjitëse] nga qeveria”.
Sri Lanka prodhon rreth 340 milionë kg çaj në vit. Vitin e kaluar ajo eksportoi 265.5 milionë kg, me fitime prej 1.24 miliardë dollarë në 2020.
Pothuajse 5% e popullsisë së Sri Lankës punon në industrinë miliarda dollarëshe, duke mbledhur gjethe në shpatet e maleve dhe duke përpunuar çajin në fabrikat e plantacioneve./21Media