Policia e Kosovës i gjen drogë shtetasit të Serbisë dhe Holandës

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person nga Leshaku i Leposaviqit, i dyshuar për posedim të substancave narkotike.
Policia ka kontrolluar banesën e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe konfiskuar katër paketime me substancë që dyshohet të jetë kokainë me peshë 1 mijë e 287 gr, dhe ka sekuestruar 1 mijë e 200 euro, 12 mijë dinarë dhe dy telefona.
Ndaj të dyshuarit M.V., (viti i lindjes 1986, me shtetësi të Serbisë dhe Holandës) është inivcuar rasti “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, dhe pas intervistimit nga hetuesit policorë, në prezencë të avokatit, me aktvendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Hetimet e rastit vazhdohen të hetohen nga Njësia e DHTN-së Mitrovicë Veri”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button