Dhurata për pacientët më të vegjël! Babagjyshi i Vitit të Ri dhe super-heronjtë në Klinikën e Fëmijëve

Babagjyshi i Vitit të Ri së bashku me super heronjtë Spider-Man dhe Batman, me rastin e Vitit të Ri vizituan fëmijët që mjekohen në Klinikën për fëmijë në Shkup.
Me ndihmën e litarëve disa vullnetarë të ekipit për shpëtim nëpër male pranë Kryqit të Kuq Shkup, të veshur me kostumet e super heronjve u lëshuan në ballkonet e Klinikës.
Ky aksion në mënyrë tradicionale po mbahet për të katërtën herë. Nga Kryqi i Kuq thonë se do të mundohen ta vazhdojnë këtë traditë për shkak se, siç thonë, nuk mund të përshkruhet lumturia në fytyrat e fëmijëve kur super heronjtë i vizitojnë për tu dhënë dhurata./21Media

Back to top button