Në Ferizaj e Malishevë mund të ketë reduktime të energjisë elektrike edhe sot
KEDS/KESCO ka njoftuar të gjithë konsumatorët që është siguruar importi i nevojshëm për festën e ndrrimit të motmoteve.
Për të evituar secilën të papritur në rrjetin elektrik, KEDS ka mobilizuar qindra punëtorë anëkend Kosovës në mënyrë që të intervenojnë në kohën më të shkurtër të mundshme.
Në disa vendbanime siç është Malisheva është e pamundur të vazhdohet me furnizim pa ndërperje për shkak të kapaciteteve të kufizuara transmetive, që janë nën menaxhimin e KOSTT-it. Po ashtu sfidues mbetet edhe regjioni i Ferizajit, ku mund të shfaqen mbingarkesa për shkak të trendit të lartë të rritjes së konsumit, ka njoftuar KEDS përmes një komunikate.
KEDS ka kërkuar nga të gjithë konsumatorët që të kursejnë maksimalisht energjinë elektrike sidomos gjatë këtyre ditëve festive.
Kjo do të evitonte mbingakresat eventuale dhe do të minimalizonte gjasat që të ndodhte ndonjë prishje./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?