Moti: Më ftohtë, po afrohen shiu e bora

Mbi vendin tonë sot në mengjes në lugina mund të bie mjegull herë pas here,ndërsa gjatë ditës me vranësira të lehta deri mesatare, kurse moti i thatë por i ngrohtë.
Erë e dobët dhe mesatare, në male dhe e fortë në jug dhe jugperëndim.
Temperatura e mëngjesit nga 1 deri në 6, kurse më e larta ditore rreth 11 gradë.
Të mërkurën me vranësira të lehta dhe mesatare, kurse moti i ngrohtë dhe me diell.
Vranësirat me reshje shiu, të cilat në orët e mbrëmjes do të përfshijnë veriun dhe perëndimin. Ditën e enjte vranësirat do të përhapen edhe në pjesët e tjera te vendit qe do te percillen edhe me ftohje të ndjeshme te motit,me ç’rast vende-vende do të ketë reshje shiu, ndërsa në zonat kodrinore dhe malore borë.
Të premten kthjellim afatshkurtër në veri, kryesisht me vranësira në pjesët tjera, me reshje të dobëta vende-vende në jugperëndim dhe jug. Nga e shtuna kryesisht me vranësira, në zonat e ulëta reshje të herëpashershme shiu dhe reshje të shpeshta, me borë kodrinore dhe malore./21Media

Back to top button