8 gra të dënuara në Lipjan nisin trajnimin për punimin e stolive të filigranit

Në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, tetë të dënuara kanë filluar trajnimin për punimin e stolive të filigranit. Këtë e bëri të ditur Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.
Haxhiu ka njoftuar se trajnimi do të zgjasë një vit dhe po mbahet nga trajnerë të jashtëm, ndërsa po mbështetet nga organizata joqeveritare “Help Kosovo”.
“Përmes kësaj mbështetje, grave të mbajtura në këtë Qendër do t’u mundësohet të zhvillojnë aktivitetet e tyre përmes aftësimit profesional edhe në kultivimin e zejes së filigranit”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Tutje Haxhiu, ka shtuar se angazhimi i grave të dënuara në këtë zeje, përveçse do të ndikojë në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të komuniteteve në vend, do të rrisë aftësitë e tyre profesionale dhe mundësitë për t’u punësuar pas lirimit./21Media

Back to top button