Maskë fytyre me aloe vera për çdo problem të lëkurës suaj

Aloe vera është përdorur në familje prej shekujsh. Qoftë për të qetësuar një djegie nga dielli apo për të hidratuar flokët e thatë, bima (veçanërisht xheli i pastër që gjendet brenda) ka një listë të gjatë të përbërësve të dobishëm.
Studimet tregojnë se xheli ka vitamina, minerale dhe acide yndyrore të ndryshme që mund të përdoren për të trajtuar shqetësime të kujdesit të lëkurës. Kjo është arsyeja pse aloe është ilaçi kryesor për shumë njerëz.
Si të përdorim aloe verën si maskë për fytyrën?

Hapi i parë është gjetja e versionit më të pastër të mundshëm të aloe verës. Blini një xhel në farmaci nëse nuk keni në dritaren ose oborrin tuaj një lule aloe vera. Me një lugë merrni xhelin që ka brenda lulja dhe vendoseni në fytyrë në formën e maskës dhe mbajeni për disa minuta.

1. Aloe Vera dhe mjaltë
Këta përbërës janë të mrekullueshëm.  Së bashku janë një dyshe dinamike që ia vlen të provohet. Mjalti ka veti antibakteriale, anti-inflamatore dhe hidratuese.  Në përgjithësi, kjo maskë për fytyrën është e gjithanshme, e shkëlqyeshme për shumicën e shqetësimeve të kujdesit të lëkurës.
Kur kombinoni këta përbërës, mbani mend raportin 1: 2 (për çdo pjes mjaltë, shtoni dy pjesë xhel aloe vera).
Aloe Vera dhe sheqer:
Nuk është për t’u habitur që ky kombinim i maskave të fytyrës është një zgjedhje popullore. Sheqeri është një eksfoliues natyral (në sajë të strukturës së tij me kokrra). Përmirëson pamjen e lëkurës së lodhur duke hequr qelizat e vdekura.
Ju mund të përdorni ose sheqer të bardhë ose kaf (ky i fundit është një zgjedhje e shkëlqyer për lëkurën e ndjeshme) për maskën tuaj.
ALOE VERA DHE shafran indie
Nëse flasim për ndriçimin e lëkurës, shafrani i Indisë është “mbreti” i zbehjes së hiperpigmentimit. Pavarësisht nëse është për shkak të ekspozimit të diellit ose shenjave të akneve të kaluara, përdorimi i një kombinimi të aloe verës dhe shafranit të Indisë mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjyrës dhe njollave të errëta./21Media

Back to top button