Artistja angleze transformon shtëpinë e saj në vepër arti

 
Artistja angleze, Carrie Reichards nga Londra krijon art të veçantë. 55 vjeçarja, falë talentit që ka për art, arriti të transformojë shtëpinë e saj në vepër arti me mozaik.
Transformimi i saj i mori kohë 20 vite.
Carrie , këto krijime artistike i punoi bazuar në ngjarjet që kanë karakterizuar jetën e saj, pra nga biografia e saj.
Carrie ka sqaruar se mozaiku është si një tatuazh biografik, sepse ai përshkruan ngjarje që kanë ndodhur në jetën e saj.
Ajo ka thënë se fqinjët e saj në Fairlawn Grove, ku shtëpitë shiten deri në 3 milionë funta angleze për një, nuk e kanë problem që ajo ka transformuar shtëpinë në vepër arti me mozaik.
Carrie ka treguar se me mozaik ka filluar të merret në vitin 1997, fillimisht me krijim të një mozaiku në kopsht. Sipas saj, atëherë edhe ka kuptuar se krijimet janë si terapi për të, se i bëjnë mirë për gjendjen mendore. Kështu, në vitin 2000 ka vazhduar të  punojë mozaik edhe në muret e jashtme të shtëpisë.
Carrie  me shaka ka thënë se para 20 vitesh pati thënë se kjo punë do t’i merrte kohë 20 vite, dhe kështu edhe ndodhi.
Artistja Carrie ka treguar se mbulimi i të gjitha mureve të shtëpisë së saj me mozaik do të thotë se krijon art pa censure, pa e penguar askush.
Pllakat që ajo përdor në mozaik ia kanë dhënë tregtarët nga ato që u kanë mbetur nga shitjet.
Carrie ka thënë se preferon të mos i hedh gjërat e vjetra, por t’i fusë në shfyrtëzim për diçka. Ajo ka treguar se në garazhin e saj ka një koleksion të tërë të copave për të krijuar mozaik.
Veç shtëpisë, Carrie edhe dy vetura i ka konvertuar në mozaik, një taksi dhe një veturë Nissan.
Artistja Carrie mendon se mozaiku ia ka shtuar vlerën shtëpisë së saj dhe veturave. Ajo tani paguhet që të krijojë mozaik në vende të ndryshme, si në parkun Finsbury në Londër. Si përfundim sipas saj, çdo hapësirë me mozaik ngjall ndjenja të mira, andaj edhe nuk e ka në plan të ndalojë punën./21Media

Back to top button