Mbi 2 mijë të infektuar, më të prekurit personat nën 19 vjeç

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 2 mijë e 50 raste të reja me Covid-19. Sipas të dhënave nga MSH-ja numri më i madh i të infektuarve i përket grupmushës 10 deri në 19 vjeçare, që bëhet fjalë për 556 të infektuar.
Grupmosha tjetër më e prekur është ajo 40-49 vjeç me 353 raste të reja, kurse numri më i vogël i të infektuarve gjatë 24 orëve është mbi moshën 80 vjeçare, bëhet fjalë për 13 persona.
Rastet e reja dolën pas testimit të 9 mijë e 194 mostrave.
Pas konfirmimit të 2 mijë e 50 raste të reja me Covid-19 Ministria e Shëndetësisë do të marrë masa të reja kufizuese. Kështu ka konfirmuar për portalin rtv21.tv, këshilltari në Ministrinë e Shëndetësisë Drin Podrimqaku./21Media 

Back to top button