Kaloni te përmbajtja kryesore

Svleçla: Nuk do të kthehemi më aty ku ishim te krimi, korrupsioni e klientelizm

Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës, ka thënë se që në ardhje të kësaj qeverie janë deklaruar se do të luftojnë pa kompromis kriminalitetin dhe korrupsionin në vend.
Tutje ai ka theksuar se gjatë këtyre muajve kanë publikuar shumë aksione e veprime në kuadër të kësaj lufte për të ndaluar ilegalitetin dhe krimin në vend. Andaj, siç është shprehur ai, progresi i shënuar në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit nuk është i rastësishëm, por rezultat i lëvizjeve konkrete në terren.
“Shpreh mirënjohjen time për gjithë akterët institucional të angazhuar në luftim të krimit dhe korrupsionit me zotimin që do të mbesim të përkushtuar për bashkëpunim maksimal, që këto suksese të mos stagnojnë dhe që Kosova të bëhet vend i jetueshëm, i qetë dhe i sigurt për të gjithë. 14 shkurti ka qenë përcaktim i qartë i popullit të Kosovës që Kosova të ndërrojë kursin e vlerave dhe orientimeve qeverisëse dhe një gjë e tillë po ndodh. Nuk do të kthehemi më aty ku ishim te krimi, korrupsioni e klientelizmi. Do ta luftojmë krimin në çdo cep të Kosovës dhe në secilën skutë kudo ku ndodhet ai”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Organizata Ndërkombëtare “Transparency International” që merret me luftën kundër korrupsionit ka publikuar Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021.
Kosova ka shënuar përmirësim për 17 vende në luftën kundër korrupsionit. Në mesin e 180 shteteve, Kosova është radhitur e 87-ta.
Njëkohësisht Kosova ka shënuar rangim të dytë më të mirë historik që nga fillimi i matjeve të Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button