Jason Momoa pjesë e “Fast&Furious 10”
Aktori Jason Momoa i është bashkuar kastit të Fast&Furious 10.
Variety ka mësuar se Momoa do të luajë përballë Dominic Toretto-s së Vin Diesel dhe ekipit të “Fast and Furious” në pjesën e 10-të.
Tyrese Gibson, Ludacris, Michelle Rodriguez dhe Sung Kang pritet të kthehen me Justin Lin në bord për regjinë.
Filmi do të publikohet më 19 maj të vitit 2023.
Sa i përket Momoa-s, një nga aktorët më të zellshëm qëndroi i tillë në vitin 2021, teksa u pa në filmin “Dune” , si dhe në serialin e tij hit Apple “See”, i cili pati premierën e sezonit të dytë në vjeshtë./21Media