Teatri i Gjilanit pas përfundimit të Festivalit të Dramës Shqipe: Teatri nuk kuptim pa ju
Festivali i Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës” që u mbajt në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit 2022” në Gjilan, u përmbyll dy ditë më parë me komedinë “Inspektor Limi”, nga Lirak Çelaj, me regji të Florent Mehmetit, prodhim i Teatrit Oda.
Përmes një postimi në Facebook, Teatri i Gjilanit ka falënderuar të gjithë për vëmendjen, duartrokitjet e dashurinë që përcollën gjatë shënimit të këtij edicioni.
“Faleminderit për duartrokitjet tuaja | faleminderit për vëmendjen tuaj | faleminderit për dashurinë tuaj. Teatri nuk ka kuptim pa ju | mirupafshim në edicionin e 32-të të Talias në vitin 2023”, thuhej në postim.
Tutje, u bë e ditur se repertori i programit kulturor i këtij teatri do të bëhet i ditur ditët në vijim./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?