3 viktima në mesin e tyre edhe një person në të 30-tat
Sot në Kosovë janë regjistruar tri viktima si pasojë e infektimit me Covid-19. Në bazë të dhënave nga Ministria e Shëndetësi ka vdekur një burrë nga Gjakova i grupmoshë 30-29 vjeç.
Sot vdiq edhe një burrë tjetër nga Shtimja i grupmoshes 70-79, dhe një burrë mbi moshen 80 vjeçare nga Gjilani.
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, po marrin trajtim 204 pacientë me Covid-19. Bëhet e ditur se 130 nga ta janë me oksigjeno-terapi, kurse, në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 5 pacientë.
Në 24 orët e fundit nga 6 mijë e 837 testime, pozitiv me Covid-19 kanë rezultuar 1 mijë e 593 qytetarë./21Media