Sigal Prishtina mposht Rahovecin
Sigal Prishtina sonte ka shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat 67:53.
Çereku i parë ishte mjaft i baraspeshuar, ku epërsia më e lartë u takoi mysafirëve, gjashtë pikë, 8:14, derisa kjo pjesë përfundoi 15:18. Por, prishtinasit rikthehen shpejt në periudhën e dytë, duke pasur epërsi deri në tetë pikë, 35:27, dhe më pas u zhvillua lojë e barabartë, duke shkuar në pushim me shifrat 38:32.
Vendasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, duke thelluar edhe më shumë epërsinë, që shkoi në 14 pikë, 38:24, ku më pas kryesisht u zhvillua lojë e barabartë, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 54:43. Në dhjetë minutat e fundit, kryeqytetasit menaxhuan lojë, duke ruajtur epërsinë, dhe triumfuan me shifrat 67:53.