ZRRE-ja e vendos bllokun tarifor në 800 kilovat

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka miratuar sot vendosjen e bllokut tarifor në 800 kilovat.
Konsumatorët që shpenzojnë rrymë më shumë se 800 kilovat, tarifa për ta do të jetë 12 centë më e larta dhe 6 centë më e lira.
Sipas ZRRE-së, rreth 20% e tejkalojnë këtë bllok të konsumit tarifor. Vendimi do të zbatohet nga muaji mars i këtij viti.

Kryetari i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, ka njoftuar se bllok-tarifa për bizneset nuk do të ketë./21Media

Back to top button