Mbi 9 mijë raste aktive me COVID-19
Aktualisht në Kosovë janë 9 mijë e 461 raste aktive me COVID-19.
Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) Prishtina ka numrin më të lartë të rasteve pozitive. Aktualisht në kryeqytet janë 2 mijë 162 raste aktive, e më pas Peja me 686 raste e Ferizaj me 623 raste si dhe komuna tjera me qindra e dhjetëra raste.
Ndërkohë në 24 orët e kaluara, IKShPK-ja raportoi edhe për dy raste të vdekjes dhe 373 raste të reja pozitive me COVID-19
Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 1,427 doza të vaksinës.
Deri më tani, në Kosovë me dy doza të vaksinës janë imunizuar 811,331 persona.
Të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat nga mosha 12-vjeçare. Ndërkaq, dozën e tretë dhe atë përforcuese mund ta marrin të gjithë personat që para tre muajsh janë imunizuar me dy dozat e vaksinës kundër koronavirusit./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?