Dua Lipa ndan rrugët me menaxhmentin e saj!

Artistja, Dua Lipa ka ndarë rrugët me firmën e saj të menaxhimit prej shumë kohësh, Ben Mawson dhe Ed Millet’s TaP Management, ka konfirmuar për Variety një burim i afërt i tyre.
Mirëpo, burimi thotë se ndryshe nga raportimet e tjera, këngëtarja aktualisht nuk po zhvillon takime me kompani të tjera menaxheriale, ndonëse supozohet se do të ketë në një moment në të ardhmen.
Lipa sapo ka nisur turneun e saj “Future Nostalgia” pas një vonese gati dyvjeçare për shkak të pandemisë, megjithëse burimi theksoi se turneu, i cili filloi në Miami në fund të muajit të kaluar dhe vjen në zonat e New Yorkut javën e ardhshme, po ecën pa probleme.
Turneu, i cili do të bëjë 28 ​​ndalesa në të gjithë SHBA-në, duke përfshirë shfaqjen e saj të parë në Madison Square Garden dhe Forumin në Los Angeles, përmban mbështetje nga Caroline Polachek dhe Lolo Zouaï, me Megan Thee Stallion që bashkohet në disa performanca.
TaP, i themeluar nga Mawson dhe Millet në 2010, ka në menaxhim gjithashtu artistë të tillë si Lana Del Rey, Ellie Goulding, Polachek, Noah Cyrus dhe shumë të tjerë, si dhe producentë të shumtë dhe autorë këngësh; ka gjithashtu një krah të marketingut digjital./21Media

Back to top button