Kurti thotë se rritje të pagave do të ketë, por jo sa rritja ekonomike
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë seancës së Kuvendit tha se Kosova ka shënuar rritje ekonomikë prej 9.9%, mirëpo rritja e pagave që sipas tij do të bëhet, s’mund ta ndjek rritjen ekonomike.
“BQK ka thënë që në Kosovë rritja ekonomike është 9.9 për qind, që është e pashembullt në rajonin Perëndimor. Në tremujorin e dytë të 2021-ës, rritja ka qenë 16.3%, ajo çka dua të tërheq vërejtje, është se ndonëse pagat në Kosova duhet të rriten e do të rriten, ato s’mund ta ndjekin rritje ekonomike. Në anën tjetër, pagat mund ta ndjekin rritjen ekonomike vetëm kur kemi papunësi shumë të ulët. Në kushte kur kemi papunësi shumë të lartë, s’mund ta ndjekë rritjen ekonomike rritja e pagave”, tha tutje Kurti./21Media