Biden takohet me ministrin e Jashtëm të Ukrainës

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan, Joe Biden u takua të martën me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba për të riafirmuar “angazhimin e SHBA-ve ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”.
Biden e informoi Kuleba-n mbi përgjigjen e SHBA-së ndaj vendimit të Rusisë për të “njohur “pavarësinë” e supozuar” të rajoneve ukrainase të Donetskut dhe Luhanskut, thotë Shtëpia e Bardhë, përcjellë rtv21.tv
Siç raporton BBC, kjo përfshinte sanksione të reja të shpallura sot, dhe një zotim për të vazhduar ndihmën e sigurisë dhe mbështetjen ekonomike për Ukrainën.
“Presidenti Biden përsëriti gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët dhe partnerët e saj, për t’iu përgjigjur me shpejtësi dhe vendosmëri çdo agresioni të mëtejshëm rus kundër Ukrainës”./21Media

Back to top button