Kaloni te përmbajtja kryesore

​Mbi 3 mijë raste aktive me COVID-19

Aktualisht në Kosovë janë 3 mijë e 396 raste aktive me COVID-19.
Më së shumti raste aktive janë në Komunën e Prishtinës, ku aktualisht janë 786 raste, e pasuar nga Gjilani me 256 raste, Prizreni 241, Ferizaj 235 dhe komuna tjera me qindra e dhjetëra raste.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar të martën për një rast të vdekjes dhe 158 raste të reja pozitive me COVID-19.
Sa i përket vaksinimit, në Kosovë janë administruar edhe 1 mijë e 211 doza të vaksinës.
Deri më tani, në Kosovë me dy doza të vaksinës janë imunizuar 813 mijë e 734 persona apo 45 për qind e popullsisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button