Putin: Në Krime ka vendosur populli, në Kosovë kuvendi
Presidenti rus, Vladimir Putin dje gjatë një konference për medie ka ftuar vendet që ta njohin zyrtarisht Krimenë si pjesë e Federatës së Rusisë.
Në pyetjën e gazetarës se çfarë mendon në reagimet e Kjevit zyrtar se vazhdon t’i njeh si pjesë të Ukrainës dy republikat që Putin njeh si të pavarura Donezk, Luhansk dhe Krimenë? Putin iu përgjigj: “…për t’iu shmangur atëherë ndonjë konflikti në Krime ajo çfarë ndodhi është se kemi respektuar vullnetin e popullit që ka vendosur përmes referendumit me shumicë që Krimea të bashkohet me Federatën Ruse e nënvizojë si mund të jetë më keq e rëndë se ajo çfarë ndodhi me Kosovën, ku në Kosovë ka vendosur kuvendi e jo populli!
Askush nuk i ka detyruar qytetarët në Krime me dhunë të shkojnë e votojnë në referendum pro bashkimit me Rusinë”.
Kujtojmë se në vitin 2014 Rusia aneksoi Krimenë, e një vit më vonë u mbajt referendumi ku me shumicë apsulute votuan pro bashkimit me Rusi e shkëputje nga Ukraina, por që OKB njeh Krimenë si pjesë e territorit të Ukrainës./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?