UEFA tërheq finalen e Ligës së Kampionëve nga Shën Petersburgu

UEFA do t’i heqë Rusisë, Shën Petersburgut të drejtën për të organizuar finalen e Ligës së Kampionëve, për shkak të sulmit ndaj Ukrainës.
Ky vendim do të merret nesër (e premte), në një seancë speciale.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke folur në Bruksel, ka dënuar Vladimir Putinin për “kthimin e luftës në Evropë”. Ajo ka njoftuar se një paketë sanksionesh “masive” do të propozohet më vonë në një përpjekje për të dobësuar bazën ekonomike të Rusisë dhe “kapacitetin e saj për t’u modernizuar”.
Vladimir Putin ka njoftuar operacionin ushtarak në Ukrainë në orën 5:55 të mëngjesit me orën e Moskës – dhe minuta më vonë, sipas raporteve, janë lëshuar granatimet dhe raketat e para në Ukrainë./21Media

Back to top button