Rusia ka lëshuar më shumë se 160 raketa
Rusia ka lëshuar më shumë se 160 raketa për sulme ajrore, u tha gazetarëve të enjten një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.
Shumica e raketave janë “raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi”, por sulmet totale ajrore përfshijnë një “përzierje të raketave me rreze të mesme dhe të lundrimit”, tha zyrtari, raporton CNN.
Për momentin, zyrtari tha se SHBA-ja nuk po sheh “një shtytje më thellë ose më tej në Perëndim”, përcjellë rtv21.tv
Kujtojmë se ministri i Shëndetësisë i Ukrainës, Viktor Lyashko, njoftoi se të paktën 57 persona kanë vdekur dhe 169 persona të tjera janë plagosur pas sulmeve nga forcat ruse./21Media