Aksion në Shkup në mbështetje të popullit ukrainas

 
Në Maqedoninë e Veriut sot do të mbahet aksion i qetë në shenjë mbështetje për popullin ukrainas dhe shtetit në luftën kundër sulmit rus në Ukrainë.
Aksioni do të fillojë në ora 14:30 në qendrën e Shkupit – Sheshi “Maqedonia” në drejtim të Ambasadës së Rusisë në Shkup.
Aktiviteti organizohet nga Shoqata e Ukrainasve në Maqedoninë e Veriut.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, konfirmoi se ka nisur, siç tha, një operacion “special” për “çmilitarizimin” e Ukrainës./21Media

Show More
Back to top button