Presidenti thotë se rusët janë gati të sulmojnë Kievin
Në një paraqitje natën vonë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi se rusët do të sulmojnë Kievin në orët e ardhshme.
“Kjo natë do të jetë e vështirë, shumë e vështirë, por mëngjesi do të vijë”, tha ai, përcjellë rtv21.tv
“Këtë natë armiku do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të thyer rezistencën tonë. Këtë natë ata do të nisin një sulm. Këtë natë ne duhet të ngulmojmë. Fati i Ukrainës po vendoset pikërisht tani”, tha Zelensky.
Presidenti i Ukrainës tha më herët se janë gati për të diskutuar armëpushimin./21Media