Kënga ”Vonë” e Yll Limanit bëhet virale në rrjet

Ushtria ruse tashmë qe tri ditë i ka filluar sulmet ndaj Ukrainës.
Shumë vende janë kundër kësaj nisme të Rusisë, teksa Ukraina ka përkrahje nga të gjithë aleatët e saj.
Në rrjete sociale ka qarkulluar një video teksa shihen dy ushtarë ukrainas duke u përshendetur me të dashurat e tyre, e në sfond dëgjohet kënga ”Vonë” e Yll Limanit.
Ky i fundit i ka postuar vidoet me këngën e tij në instastory teksa ka shkruar ”Kjo video është bërë virale me këngën time”.


Ndërsa edhe e njëjta video është postuar nga Kourtney Kardashian, ku Ylli e ka ripostuar atë.

Kënga ”Vonë”, është publikuar më 5 dhjetor të vitit të kaluar./21Media

Back to top button