Aksident në rrugën Klinë – Gjakovë, një i lënduar

Një person është lënduar sot si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin rrugor Klinë – Gjakovë.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj i cili ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:30.
”Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Kodra e Meqes, një person është lënduar”, ka thënë ai.
Personi që ka marrë lëndime trupore është liruar pasi ka marrë tretmanin mjekësor./21Media

Back to top button