Zelensky nënshkruan kërkesën zyrtare për anëtarësim urgjent në Bashkimin Evropian
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka nënshkruar sot një letër zyrtare ku kërkon anëtarësimin e Ukranës në Bashkimin Evropian me një procedurë të shpejtë.
Meanwhile, Ze has signed an official letter requesting 🇪🇺 EU membership for Ukraine under a quick procedure.
I’ll be laughing like really hard if the answer is yes. pic.twitter.com/nrtAkoJW8M— Illia Ponomarenko (@IAPonomarenko) February 28, 2022
Sot presidenti përmes një video-incizimi ka kërkuar nga Bashkimit Evropian që të pranojë urgjentisht Ukrainën në BE.
“Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që urgjentisht të pranojë Ukrainën duke përdorur një procedurë të re. Ne u jemi mirënjohës partnerëve që qëndruan me ne. Por qëllimi ynë është të jemi me të gjithë evropianët dhe të jemi të barabartë me ta. Jam i sigurt që e meritojmë. Jam i sigurt se është e mundur”, ka thënë Zelensky./21Media