Kaloni te përmbajtja kryesore

SHBA-ja, Evropa dhe Azia ndihmojnë Ukrainën me 60 milionë fuçi nafte

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan se do ta furnizojnë Ukrainën me naftë. 30 milionë do t’i dhurojë SHBA-ja nga Rezerva Strategjike e Naftës dhe gjysma tjetër do të vijë nga aleatët e Evropës dhe Azisë.
Shtëpia e Bardhë thotë se vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve për të liruar 60 milionë fuçi nga rezervat e tyre të naftës është një shembull tjetër i partnerëve në mbarë botën që dënojnë pushtimin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë në Ukrainë dhe punojnë së bashku për të trajtuar ndikimin e luftës së zgjedhur të presidentit Vladimir Putin, përcjellë rtv21.tv
“Presidenti Biden ishte i qartë që në fillim se të gjitha mjetet janë në tryezë për të mbrojtur bizneset dhe konsumatorët amerikanë, duke përfshirë edhe rritjen e çmimeve në pompë”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë pas vendimit të së martës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button